Disa të cilët i pasojnë epshet e tyre, të cilët kanë dituri shumë të cekët dhe iman të dobët, kur të dëgjojnë për haramet (ndalesat) nervozohet dhe thonë: çdo gjë qenka haram, nuk latë asgjë e që nuk e ndaluat, na keni lodhur shpirtin tonë, nga keni ngushtuar jetën tonë, dhe ju nuk dini tjetër gjë vetëm të thoni: e ndaluar, e ndaluar; feja është tolerancë dhe Allahu (Subhanehu ue Teala) është i mëshirshëm.